Paralajmëron Veliu: Ata që përhapin lajme të rreme dhe panik për Coronavirusin do të përgjigjeni para ligjit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka paralajmëruar do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët, në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, përhapin dezinformata dhe shkaktojnë panik tek popullata.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”.

Postimi  Veliut:

“Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!

Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.

U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës.

Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”


Të ngjashme