Paralelizmat e kryeministrit

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 08:39 | Nga

Me qëndrime diametralisht të kundërta e përplasje ndërmjet ministrave, Qeveria e kryeministrit Isa Mustafa po u prezantohet zyrtarëve evropianë

Për t’i shuar paralelizmat e Serbisë në Kosovë dhe për ta fituar lojalitetin e serbëve ndaj shtetit të Kosovës, Qeveria ka bërë lëshime të shumta në procesin e dialogut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, këta paralelizma jo vetëm që nuk janë shuar, por tani janë bartur edhe brenda kabinetit Mustafa.

Vartës të kryeministrit, të shoqëruar nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë nisur një fushatë në Bruksel, në kundërshtim të Ligjit për “Trepçën” dhe ligjeve të tjera, të cilat serbët i konsiderojnë të dëmshme për komunitetin e tyre. Opozita dhe analistët thonë se këto veprime janë rezultat i dialogut që krijoi një strukturë politike serbe, e cila i përfaqëson interesat e Beogradit.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në Bruksel nuk e ka kundërshtar vetëm Marko Gjuriqin e delegacionin qeveritar nga Serbia, por edhe kolegët e saj nga i njëjti kabinet qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme