Paraqitja e parë publike e Rita Augestad Kndusen, pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë.

Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen, dhe kjo njëherësh është paraqitja e parë e tyre publike pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i vendit.

Rita shfaqet atraktive e veshur me një fustan të thjeshtë e me flokët e shkurtëra prej biondeje përkrah bashkëshortit.

Paraqitja e parë publike e Rita Augestad Kndusen, pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër

Organizimi filloi me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Ndërkohë, Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen, ceremonia të cilëve ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës.

Ata tashmë janë prindër edhe të një vajze.

Paraqitja e parë publike e Rita Augestad Kndusen, pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër

Rita përndryshe vjen nga Norvegjia dhe është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme