Partia e Ashkalive pezullon aktivitetin, akuzojnë kryetarin Hetem Arifi

Prishtinë | 16 Gus 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia e Ashkalive të Kosovës, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saja politike dhe fajin për këtë po ia lë kryetarit Hetem Arifi, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka dorëzuar në KQZ, aplikimin për shuarjen e partisë, me ç’rast tha për Ekonomia Online se dega në Gjakovë dhe Ferizaj, janë larguar gjithashtu.

Ai tha se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.

 “Sot në KQZ dorëzuam edhe në mënyrë fizike dhe zyrtare, dorëheqjet tona. Po ashtu, dorëheqjeve tona iu bashkua edhe dega e komunës së Gjakovës. Si dy degët me te mëdha. Po ashtu, ditëve ne vijim do të jenë edhe degët tjera të cilat janë larguar. Po e njoftojmë opinionin publik se PAI momentalisht gjendet pa asnjë kryetar dege dhe të gjithë kryetarëve ju ka dalë afati dhe në mënyrë statutore asnjë kuvend i PAI-së nuk është mbajtur në kuvend dege”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.

Ai ka theksuar se partia ku deri më tani ka qenë sekretar i përgjithshëm, është jo legjitime.

“PAI shkon në pezullim, kjo i bie që kryetari Etem Arifi e ka sjell në këtë gjendje PAI-në. Ju e dini që ky person e ka sjell në këtë gjendje edhe shtetin e Kosovës të shkojë në zgjedhje për fajet e tij, për fshehtësitë e tij, për manipulimet e tij me ashkalinjtë. Nuk e meritojmë që një njeri të bëhet shkak i manipulimeve të tij dhe ashkalinjtë të gjenden në një gjendje jo të mirë”, ka thënë ai.

Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.

Të ngjashme