Partia e Ballit në mbledhjen e saj të parë kërkon uljen e pragut zgjedhor në 1 për qind

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 17:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia e Ballit ka mbajtur konferencën e parë për medie, si parti e re e regjistruar në këto zgjedhje, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i saj, Pajazit Podrimçaku tha se qëllimi i tyre është të punojnë për interesin e popullit.

“Partia ballistë ka një strategji që shikon ta realizoj, ajo është interesi i popullit tonë, kombit tonë dhe atdheut. Nuk kam gjë kundër partive tjera por kisha pas dëshirë që mediat mos të na përziejnë me partitë tjera”, tha ai.

Ai ta se në zgjedhjet e reja garojnë vet dhe se nuk pranojnë të hyjnë në ndonjë koalicion parazgjedhor.

“Jemi parti që nuk pranojnë koalicion, pranojmë të shkrihen te ne a jo ne të bashkëngjiteni. Asnjë hap nuk e bëjmë me u afrua me partitë tjera”, tha ai.

Sekretari i kësaj partie, Lulzim Ponosheci tha se kjo është parti e djathtë politike, ndërsa shtroi disa kërkesa që do t’i kenë.

“Kemi disa kërkesa për përmirësim të sistemit politik dhe do punojmë në atë drejtim. E konsiderojmë pragun zgjedhor jo të drejtë. Kërkojmë me u zvogëlua shkalla zgjedhore në 1 përqind. Është shumë e padrejtë që është hy ajo shkallë zgjedhore. Kërkojmë me u heqë vendet e caktuara për pakicat se ajo është politikë e mbrapshtë. Lista Serbe sipas nesh ajo është parti fashiste se vazhdoj traditën e Beogradit”, tha ai.

Ai pati edhe disa kërkesa tjera.

“E kemi edhe një kërkesë do fusim institucionin e referendumit. Nëse vijmë në pushtet kemi me e futë për me i zgjidhë shumë çështje me u pa vullneti i popullit. Kemi në program edhe disa çështje ekonomike me i zgjedhë. Psh çështja e energjetikës. Ne si parti e kemi identifikua një vend afër Prishtinës që mund të instalohen rreth 200 centrale” tha ai.

Partia Balliste, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Diasporës, janë tri subjektet që u certifikuan ditë më parë nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Të ngjashme