Partia e Jabllanoviqit thirrje për mos respektim te masave në veri

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Partia e Aleksandër Jabllaniviqit u ka bërë thirrje qytetarëve te Mitorvicës së Veriut që të mos i respektojnë masat e përcaktuara nga “Selia e krizave për veriun e Kosovës” në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19.

Sipas kësaj partie këto masa nuk duhet të respektohen për shkak se nuk janë të përcaktuara me ligj.

Ky subjekt partiak u ka bërë apel qyetatërev të kësaj komune që të jenë të kujdeshshëm si më parë me përdorimin e masave mbrojtëse./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Ne po informojmë qytetarët e pjesës veriore të Kosovës nga komunat ( Mitrovicë, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok) që të marrin masat e përcaktuara nga “selia e krizave për veriun e Kosovës”, në lidhje me përhapjen e virusit Covid-19. Ato nuk janë të përcaktuara me ligj dhe nuk duhet të respektohen nga qytetarët.

Veprim i zyrtarëve lokalë komunalë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kundër qytetarëve, bazuar në këto masa të paligjshme, duhet t’u raportohet institucioneve kompetente.

Partia Serbe e Kosovës mbetet në dispozicion të qytetarëve për të na kontaktuar përmes faqes tonë në Facebook, nëse ata marrin raporte ose dënime të mundshme bazuar në këtë vendim të paligjshëm të selisë politike të krizës.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm, si më parë, me përdorimin e të gjitha masave mbrojtëse (maska ​​dhe doreza), në mënyrë që të ruajnë shëndetin e të gjithëve ne në këtë kohë të vështirë për të gjithë.

Të ngjashme