Partia FJALA hapi fushatën në Mitrovicë

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 12:42 | Nga

Partia FJALA sot hapi fushatën e saj në qytetin e Mitrovicës ku prezentoi nëntë kandidatët e saj nga ky qytet.

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi para mediave dërgoi një mesazh të qartë se Mitrovica ka qenë një dhe do të mbetet një e bashkuar dhe jo e ndarë.

Tutje Kelmendi i prezentoi të nëntë kandidatët e Partisë FJALA nga ky qytet.

Ndërsa kandidati i Partisë FJALA i cili vjen nga qyteti i Mitrovicës, Shpend Sejdiu tha se me ardhjen e Partisë FJALA në pushtet problemi i Mitrovicës dhe mosfunksionalizimi i saj do jetë primare që Partia FJALA do i rregulloi.

Pas prezentimit para mediave Partia FJALA filloi takimet në pjesën veriore të Mitrovicës ku po takon qytetarët dhe bizneset e qytetarëve Mitrovicas.

Fotografia e Gëzim Kelmendi

Fotografia e Gëzim Kelmendi

Fotografia e Gëzim Kelmendi

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme