Partia Fjala kundërshton mbajtjen e “Paradës së Krenarisë”

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 10:43 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia “Fjala” ka mbajtur konferencë për media për ta shprehur qëndrimin e saj kundër mbajtjes së “Paradës së Krenarisë”, e paraparë për nesër dhe e organizuar nga anëtarë të komunitetit LGBT.

Avni Çakmaku, anëtar i kryesisë qendrore, ka thënë se një paradë e tillë haptazi, e cenon mirëqenien shoqërore dhe, sipas tij, ajo paraqet ekstremizëm, raporton Ekonomia Online.

“Të kundërshtojmë fuqishëm iniciativën për paradën e krenarisë sepse mendojmë se ajo paraqet një ekstremizëm të llojit të vet që në bërthamën e vet shkatërron familjet shqiptare”.

“Edhe këtë tendencë e shohim, atakim të drejtpërdrejtë të qenies biologjike të shqiptarëve. Sepse mendojmë se bërthama e një shoqërie është familja, prandaj nëse e bëjmë një atakim të tillë brenda familjes, atëherë kanë dështu të gjitha këto rezistenca të cilat përgjatë historisë, elaborateve të ndryshme, prej Cubrolloviçit, Garashaninit e të gjitha projekteve që kanë tentu ta cenojnë elementin biologjik të shqiptarëve, e kanë sfidu atë tendencë përmes familjes së shëndoshë”.

“E dimë që me kushtetutë kanë të drejtat e veta, dhe nuk e kemi problem që ata t’i mbajnë ato, t’i praktikojnë ato ndjenja të veta, mirëpo të praktikohen në publik si diçka e vlefshme, kur e dimë që drejtpërdrejt e bën atakimin e bërthamës së shoqërisë atëherë nuk shohim asnjë element që do duhej të lejohej”.

“E dimë që paslufta ka prodhu gjendje shumë të mjerueshme për popullin tonë. Të vazhdohet me kërkesa të tilla që edhe më tutje e prodhojnë një pasqyrë demografike që e pasqyron drejtpërdrejt qenien tonë,  me të vërtetë e shohim të papranueshme. Zyrtarisht kërkojmë prej institucioneve qendrore dhe komunale që ky manifestim të mos zhvillohet”.

Ai ka thënë se arsyetimet për një gjë të tillë janë të ndryshme, por Çakmaku kërkon që ato të mos imponohen si vlera, raporton EO.

“Arsyetimet janë më të ndryshme dhe më absurdet. Ne vetëm nuk dojmë të na imponohen neve si vlera sepse e dimë që nuk janë vlera”.

“Le ta praktikojnë në jetën personale por të mos dalin. Një familje që nuk krijon pasardhës a ka logjikë. Ata kanë me marrë edhe veprime ekstreme e edhe terroriste. Kanë m’u mundu që në çdo formë të bëhet një lloj konflikti që ta prezantojnë veten si viktima”.

Ai shtoi se edhe kushtetuta duhet të ndërrohet dhe rishikohet edhe një herë pasi, sipas tij, ka shumë mangësi.

Bedri Bytyqi, anëtar i kryesisë, thotë se i bashkangjiten karvanit të kundërshtisë.

“Konsiderojmë se është paradë e turpit. I bëjmë thirrje kryeministrit që të mos zhvillohet nesër parada”.

Të ngjashme