Partia serbe tregon pse hoqi dorë nga zgjedhjet e Kosovës

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 12:06 | Nga

Partia Forca Përparimtare e Kosovës ka hequr dorë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës për shkak të “paqëndrueshmërisë së situatës politike dhe thirrjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që serbët në Kosovë të tregojnë solidaritet dhe unitet politik me Serbinë”, deklaroi për RTK2 kryetari i kësaj partie, Aleksandar Grujiq.

Ai po ashtu ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij dëshirojnë të tregojnë se “ekzistojnë serbë që punojnë në interes të shtetit të Serbisë”.

“Ne në këtë mënyrë tregojmë se respektojmë qëndrimet e shtetit serb dhe institucionet”, ka thënë Grujiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se ai ka besim të plotë në përfaqësuesit e Serbisë. Forca Përparimtare e Kosovës do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme