Partitë kërkojnë “shkurtimin” e fushatës – shoqëria civile thotë se s’duhet të mbahet fare fizikisht

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 13:10 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mëngjesin e së enjtes kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku iu drejtuar kolegëve nga partitë e tjera me një letër duke iu kërkuar që fushata për zgjedhjet lokale të mbahet  vetëm 10 ditë, e jo 30 sa është e përcaktuar me ligj, raporton Ekonomia Online.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt, që tha se fushata duhet të zgjasë vetëm 5 ditë.

Këto shkëmbime letrash, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës po e sheh si një prapavijë e cila gëzon popullaritet e sidomos tash edhe me afrimin e periudhës zgjedhore.

Ai shtoi se zgjidhja ideale do ishte që mos te këtë fushatë në mënyrë fizike në mënyrë që mos të dëmtohet shëndeti publik.

“Me afrim të periudhës zgjedhore besoj që veçse do të intensifikohen letra të një natyre të tillë e mbase do të dëgjojmë edhe rekomandime për të mos pasur fushatë fare pasi në radhë të parë kjo duke mos paragjykuar qëllimin që mund të kenë partitë politike është një temë e cila gëzon popullaritet, dhe qytetarët zakonisht janë të lodhur nga fushatat zgjedhore e sidomos këto që zgjasin nga 30 ditë”.

“Ligji e përcakton aktivitet të fushatës çfarëdo lloj forme e jo doemos tubime me pjesëmarrje fizike të qytetarëve e sidomos në këtë situatë pandemie në të cilën jemi. Andaj unë konsideroj që zgjidhja ideale do të ishte që të ketë fushatë por jo si në formatin që e kemi pasur deri më tani me pjesëmarrje të dhjetëra qytetarëve dhe subjektet politike do duhej të dakordoheshin për mosmbajtjen e aktiviteteve në prani fizike por që diskutimet dhe dallimet e tyre programore t’i japin në forma tjera”, tha ai.

Cakolli theksoi tutje se duke parë polarizimin e skajshëm politike që po mbizotëron në Kosovë, vështirë se do arrijnë një dakordim i përbashkët rreth fushatës.

“Besoj që duke parë polarizimin e skajshëm politik të cilin e kemi në Kosovë tash e disa vite në Kosovë, por nuk besoj që është e mundur arritja e një dakordimi qoftë përmes një rezolute apo përmes  ndryshimeve ligjore të shkurtohet periudha e fushatës, dhe në fakt kjo do të ishte e panevojshme përderisa ka zotim nga ana e subjekteve politike që nuk do të mbajnë takime me qytetarë në prani fizikë”, theksoi tutje ai.

Sipas tij, rreziku nga pandemia pas fushatës do jetë i madh dhe do të ketë shpërndarje të madhe të virusit, raporton EO.

“Për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, mendoj që në këto zgjedhje dhe fushata eventuale do jetë shumëfish më e rrezikshme sesa ajo e zgjedhjeve të 14-shkurtit, sepse së pari  situata pandemike është shumë herë më e përkeqësuar dhe së dyti se edhe pas përmbylljes së kësaj fushatë kemi raundin e dytë të zgjedhjeve që do mbahen katër javë pas ditës së zgjedhjeve, pra kemi rrezik të shpërndarjes”.

Bazuar në planin operacional të KQZ-së fushata zgjedhore do të fillojë me 15 shtator dhe do të përfundojë me 16 tetor.

Të ngjashme