Partitë opozitare e konsiderojnë shtyrjen e seancës të qëllimshme dhe “lojë” të kuvendit

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 15:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Katër partitë opozitare janë deklaruar para mediave lidhur me mosmbajtjen e seancës së thirrur nga opozita.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se mosbajtja e seancës është lojë e kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi në pritje të gjithë deputetët e opozitës për më shumë se 24 orë. Kjo formë se si po sillet kryetari i kuvendit është lojë e kuvendit. Kemi parë edhe deklarimet e Nismës që kanë thënë që do të votojnë një rezolutë që i nxjerrë faqebardhë. Ne presim që kjo seancë të mbahet sa më parë”.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, tha se shtyrja e seancës është e qëllimshme në mënyrë që presidenti të shkojë në Bruksel ende pa e mbajtur seancën opozita, raporton EO.

“Kjo që po ndodhë po vërehet çka është në të vërtetë. Kemi të bëjmë me një shtyerje të qëllimshme, në mënyrë që Thaçi të shkojë më 7 shtator pa pasë mundësi që kuvendi me mbajtë seancë. Opozita e ka thirrë e para seancën, e ka thirrë paradite dhe pasdite e thirri kryeministri. Kjo seanca e pasdites është qe 40 orë. Qëllimi është me zgjatë deri më 7 shtator. I bëjmë thirrje që seanca të mbahet. Ai e ka për obligim kushtetues me thirrë seancën  që e ka kërkuar opozita”.

Shqipe Pantina nga PSD tha se seanca do të duhej të mbahej, pasi që është e drejtë e garantuar me kushtetutë, raporton EO.

“Seanca e thirrur nga opozita është obligative me kushtetutë, sepse është thirrur nga 40 deputetë. Është e rëndësishme që temat të mos diskutohen nëpër tryeza, por në kuvend. Ne kemi bërë thirrje që kjo temë e kufijve të diskutohet në kuvend”.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari, tha se i vetmi që e sjell Republikën në rrezik është presidenti Hashim Thaçi.

“Jemi këtu që të bëjmë thirrje siç ka bërë thirrje Alternativa gjatë muajve të verës. Po bëjnë shkelje tash kur po bllokojnë seancën e thirrur nga opozita. E kemi rrezikun që po i kanoset vendit. Ajo çka duhet të bëhet me dije është se Kosova është Republikë parlamentare dhe se në parlament të kthehet tema e dialogut. Hashim Thaçi është një njeri që ka kidnapuar meritat për të udhëhequr me dialogun”.

Të ngjashme