Partitë parlamentare kërkojnë datën e zgjedhjeve, Thaçit s’i ngutet

Prishtinë | 24 Kor 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Është bërë gati një javë prejse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka thirrur në takim partitë politike ose koalicionin qeverisës për të diskutuar rreth mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër. 

Këtë i pari i shtetit obligohet ta bëjë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndonëse ekziston një opsion i tillë, që të formohet Qeveria pa shkuar në zgjedhje, të gjitha partitë politike, duke përfshirë edhe ato të koalicionit qeverisës, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Por meqë presidenti ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap në këtë drejtim, opozita ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për vetëshpërbërje të Kuvendit, shkruan Gazeta “Zëri”. 

Një gjë e tillë, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, në rast se gjatë kësaj jave nuk ka ndonjë veprim konkret nga kreu i shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme