Partitë politike luajnë rol në shpërndarjen e dezinformatave

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Subjektet politike në vend po luajnë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e dezinformatave, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në konferencën me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale” e organizuar nga NDI dhe USAID.

Valon Kurhasani nga NDI, tha se dezinformimi shihet si përfitim afatshkurtër.

“Partitë politike luajnë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e dezinformatave në Kosovë duke e parë si përfitim afatshkurtër. Televizionet janë më të besuara me 56% krahasuar me mediet sociale, në Kosovë shqiptarët kanë besim te TV e Kosovës, kurse serbët te TV e Serbisë. Një pjesë e mirë e njerëz e kanë përshtypjen që portalet plasojnë informacion të pasaktë”.

Abit Hoxha studiues në Universitetin Agder në Norvegji, tha se gazetarët në Kosovë kanë shumë pak përvojë.

“Gazetaret ne Kosovë kanë diploma por kanë shumë pak përvojë, mbulojnë fusha të ndryshme dhe kjo e pengon profesionalizimin e mëtutjeshëm. Audienca në Kosovë nuk e kupton lajmin mirë  nuk ka edukim medial”.

Arta Berisha, gazetare tha se një shtet që nuk shtyp gazeta, atëherë ai vend ka probleme në fushën e gazetarisë, raporton Ekonomia Online.

“Një shtet që nuk ka gazeta është shtet që në aspektin e gazetarisë ka probleme, nëse asnjë del nuk në shtyp me çka i kemi zëvendësuar gazetat”.

Të ngjashme