Partitë politike propozuan anëtarë për formimin e Komisionit Hetimor lidhur me dëbimin e shtetasve turq

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 16:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avdullah Hoti, në cilësinë e propozuesit nga LDK, propozoi deputetin Driton Selmanajn për zëvendëskryetar dhe deputetin Anton Quni për anëtar të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

“Baza ligjore për formimin e këtij komisioni është e rregulluar me nenin 71 të kushtetutës , dhe neni 4  të ligjit për hetim parlamentar. Në debat kemi arsyetu nevojën e themelimit, afati kohor të jetë 1 muaj, përbërja të jetë 11 anëtarë, sipas përbërjës së komisioneve tjera, kryetar i komisionit të vjen nga LVV, ne si GP i kemi dhënë dy propozime Driton Selmanaj dhe Anton Quni. Driton Selmanaj të jetë zëvendëskryetar i komisionit”, tha Hoti.

GP LDK ka propozuar Driton Selmanajn për zëvendëskryetar dhe Anton Qunin për anëtar, raporton Ekonomia Online.

GP PDK ka propozuar Hajdar Beqën dhe Ganimete Musliun; GP LVV ka propozuar Xhelal Sfeçlën dhe Sami Kurteshi për anëtar; GP GDP ka propozuar Dardan Molliqajn; GP AAK ka propozuar  Muharrem Nitajn; GP Nisma ka propozuar  Enver Hotin; GP 6+ Nuk ka caktuar emrin.

Memli Krasniqi tha se PDK do të votojë për këtë komision vetëm pasi të kalojnë pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës.

“Kur ka fillu kjo seancë, nuk ka arritë kjo çështje me marrë shumicën formale, dhe PDK do të votojë për këtë komision po vetëm pasi të kalojnë pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës, të cilat u bojkotuan në votim nga ana e opozitës”.

“Kjo ishte shkas i PDK-së për këtë komision, i cili është i rëndësishëm për t’u hetuar, është mirë t’i shpalosni emrat e deputetëve që nuk votuan. Ma merr mendja që edhe LDK edhe LVV shpalosën qëndrimin se janë pro votimit të këtyre pikave mund të jenë deputetët e Listës serbe apo subjektit tjetër, kjo po shfrytëzohet si shkas nga ana e PDK-së, vullneti i së cilës nuk është me votu hetimin e gylenistëve, sepse unë mund ta kuptoj PDK figura të saj mund të kenë përgjëgjësi për këtë çka ka ndodhë”, tha Glauk Konjufca nga GP LVV.

“Z. Konjufca, në emër të PDK-së flas unë e jo ti, e unë isha i qartë në atë që thashë. Kur kalon pika 1 dhe 2 e votojmë. Jo me përmend vetëm pikë. 1 por edhe të dytën. Paragjykimet tuaja nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta aspak”, replikoi Memli Krasniqi.

“Kjo seancë plenare ta regjistrojë këtë konstatim që PDK po e kushtëzon krijimin e një komisioni kaq të rëndësishëm parlamentar që ky nuk ka qenë qëndrimi i saj i mëparshën por vetëm kur po e kupton se është në prag krijimi i këtij komisioni po zbulon shkaqe që nuk janë të vërteta që formuluan këtu dhe kjo është një alibi e PDK-së për mos t’i hapë rrugë krijimit të këtij komisioni”, kundërreplikoi Konjufca.

Muharrem Nitaj, GP AAK:

“Është i rëndësishëm edhe formimi i këtij komisionit por edhe ato dy votime të mëhershme, nëse doni të silleni seriozisht t’i votojmë të gjitha çështjet njërën patjetër e mos të themi se po kushtëzohen votimet për çështje tjera. GP AAK nuk do marrë pjesë në votim për krijimin e komisionit hetimor, nuk duam që p.sh. të jemi pjesë e disa pazareve që disa çështje të rëndësishme mos të kalojnë e disa po. Votojmë kur kalon pika e parë dhe e dytë”.

Avdullah Hoti e hoqi këtë pikë nga rendi i ditës dhe tha se do procedohet në kryesi me 40 nënshkrime.

Të ngjashme