Partitë politike s’po i publikojnë donacionet – deputetët e VV e PDK përplasen për shpenzimet e fushatës

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 12:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u tha se subjektet politike nuk po i paraqesin donacionet dhe grantet, derisa progres ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës.

E mbledhja u shoqërua edhe me debate, ndërmjet VV-së dhe PDK-së për shpenzimet e fushatës.

Përkundër aludimeve, auditori Ymer Shatri nga kompania “Audito-Conto”, që ka kryer këto auditime tha se VV-ja është audituar në vitin 2019, mirëpo për shkak të disa gabimeve në data nuk kanë qenë në dijeni se në cilin raport ta vendosin.

Për këtë çështje ai tha se KQZ-ja ka qenë e njoftuar, duke shtuar se progresin më të madh, e ka shënuar PDK-ja në korrigjimin e gabimeve.

“VV-ja është audituar në vitin 2019, veç nuk kemi dit ku me e lidhë dhe në cilin raport me e dorëzuar sepse ka pasur disa gabime në data dhe në tituj, e kemi njoftuar ne KQZ-në. Koalicioni PAN nuk ka dorëzuar raport fare”.

“Partitë politike që kanë bërë progres është sidomos PDK-ja subjekti që ka bërë më së shumti korrigjime, e ka punuar shumë sidomos në mohimin e opinione, edhe me VV-në jemi të kënaqur, por me LDK-në jo shumë, AAK e vetmja parti është që ka siguruar kontabilist të certifikuar për pasqyrat financiare”.

“Problemi kryesor është që ju po e shkelni ligjin për zgjedhjet në Kosovë, në ligj thuhet se Auditori zgjidhet gjatë muajit janar për vitin përkatës, dhe auditori me shkuar në fushatë në Podujevë edhe me pa a ka shpenzime apo jo”, tha ai.

Shatri tha se subjektet politike, nuk po janë transparente karshi donacioneve.

“Partitë e mëdha kanë prezantuar donacione të shumët, por që tashmë përkrahësit kanë rënë, por nuk po i publikojnë realisht grantet dhe donacionet”.

Zyrtar ndërlidhës i Kuvendit me Agjencitë e Pavarura, Fehmi Pireva tha se në raportin e 2019, Vetëvendosje ishte pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicë, mirëpo thotë se në raportin final nuk figuron.

“Ne proceset e auditimeve për subjektet politike për periudhën 2018,19,20 kamë qenë i kyçur në kohë. Në procesin e riverifikimit Komisioni i pranimit kanë evidencuar sisa mangësi brenda raportit”.

“Pasqyrat financiare vjetor dhe raporti i auditorit për vitin 2018, kemi hasur mangësi, Balli Kombëtar nuk i ka pasqyrat financiare, Partia Krisitiane Shqiptare nuk i ka pasqyrat financiare. VV-ja pse është specifikuar në vitin 2019 për pjesëmarrje në zgjedhje nuk e kemi pjesë të dosjes në raportin final”.

E për këtë ka reaguar edhe Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami.

Ajo iu drejtua auditorit, se ka bërë mohim të opinionit për subjektet që nuk kanë pasur pasqyra financiare.

Mirëpo, ish-ministrja Bajrami tha se raportet e opinioneve nuk janë aspak të mira për të gjitha subjektet politike, derisa shton se kjo po ndodhë për shkak se nuk ka pasur auditime të raporteve nga 2017-ta.

“VV-ja ka marr pjesë në zgjedhjet e 2019, në Mitrovicë të veriut, përderisa raporti financiar mungon, derisa përfaqësuesit e këtij subjekti thonë se e kanë dorëzuar”.

“Raporti për VV-në nuk ka qenë i dorëzuar në Kuvend, dhe si i tillë është raportuar prej Komisionit të Pranimit, zoti Auditor ju keni bërë mohim të opinionit për subjektet politike që nuk kanë pasqyra financiare, gjë që në fakt nuk e paraqet realitetin sepse kur nuk keni material për të audituar ju nuk mund të thoni që e keni audituar kur nuk ka material”.

“Raportet e opinioneve nuk janë fare të mira për të gjitha subjektet politike, dhe këto gjetura janë për shkak se nuk ka pasur auditime nga 2017-ta”.

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, ka pyetur se përse LDK-ja nuk ka dorëzuar raport në KQZ për zgjedhjet në Podujevë.

“Te zgjedhjet në Podujevë nuk është dorëzuar raporti në KQZ nga LDK-ja, pse nuk është dorëzuar e çfarë masa janë marr dhe qysh nuk ka mundësi mos me raportuar asnjë shpenzim kur e dimë se çfarë fushate ka pasur atje, pse zoti Pireva nuk është treguar kjo çështje në raportin e juaj”, ka pyetur Rrahmani.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, shprehu shqetësimin se rekomandimet po përsëriten, raporton EO.

“Që nga viti 2017 s’kemi pasur auditime, nëse i shohim rekomandimet shumica prej tyre janë të përsëritura”.

Beqa është përplasur me deputetin e VV-së Eman Rrahmani, ku tha se nuk iu kanë bërë punë mjetet e shpenzuara në Ferizaj, pasi që Rrahmani ka ironizuar me PDK për shpenzimet në fushatë.

Të ngjashme