Partitë shpenzuan mbi 3 milionë € për zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 10:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci Plus (D+) dhe Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet Çohu kanë bërë publikimin e raportit “Sa shpenzuan Partitë Politike për Zgjedhjet e 11 qershorit?”

Ky raport ka bërë matjen e shpenzimeve të subjekteve politike në terren, media dhe vëzhgim të zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Koalicioni PAN ka shpenzuar 1.717,155 euro koalicioni LAA ka shpenzuar 1.094, 076 euro, kurse LVV ka shpenzuar 358, 229 euro, nëse i mbledhim të gjitha i bie që kanë shpenzuar 3.171,160 euro.

Genc Nimoni nga organizata “ Çohu”, tha se në raport janë krahasuar çmimet me ato të përafërta të tregut.  Ai më tej ka sqaruar se gjatë periudhës 10 ditore sa kanë monitoruar kanë pasur në terren 24 vëzhgues në 23 komuna.

Nimoni ka shtuar se janë analizuar katër televizione, 8 portale dhe 5 gazeta ditore.

“Janë monitoruar tubimet elektorale në 23 komuna. Kufizimet e raportit, gjatë kësaj periudhe nuk kemi mundur ti mbulojmë të gjitha komunat dhe TV, radiot dhe disa portale, 15 komuna të pa monitoruara, një problem tjetër ka qenë problemet në qasjet në raportet financiare të subjekteve politike”.

Isuf Zejna, nga “Demokracia Plus”, ka dhënë detaje për shpenzimet që kanë bë partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij, shpenzimet më të mëdha janë bërë sa i përket reklamave televizive, pastaj për në portale.

“Kemi shpenzime të mëdha nga koalicioni PAN në reklama televizive ka shpenzuar 173,520 mijë euro, LAA 111,199 euro, dhe LVV 19,268 euro.  Shpenzimet në portale i ka kryesorët koalicioni PAN.  Në gazeta ditore ka pas shpenzime ma të vogla. Shpenzimet e terrenit, koalicioni PAN 314,999 mijë euro, koalicioni LAA 154,992 euro, LVV 64,482 mijë euro”.

Këto organizata kanë monitoruar edhe numrin e vëzhguesve të partive politike. Numrin më të madh  e ka pasur koalicioni PAN mbi 12 mijë vëzhgues dhe rreth 547 mijë euro shpenzime, koalicioni LAA me 8000 mijë vëzhgues me kosto 373 mijë euro dhe LVV 2500 mijë vëzhgues me 114 mijë euro shpenzime.

Kurse sa i përket gjobave, koalicioni PAN ka paguar gjoba rreth 158  mijë euro, koalicioni LAA 71,700 euro dhe LVV 62 mijë euro.

Të ngjashme