Partitë zëvendësojnë 21 kandidatë për deputetë, kërkohet që listat në KQZ të certifikohen veç e veç

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 18:06 | Nga Kastriot Kokollari

Në mbledhjen e KQZ-së për certifikimin e kandidatëve për deputetë, u tha se partitë kanë zëvendësuar 21 kandidatë nga listat e tyre, raporton Ekonomia Online.

“Ka disa parti që i kane zëvendësuar vullnetarisht deputetët, AAK-ja, LDK, Lista Serbe e disa të tjera të minoriteteve”, tha Ylli Buleshkaj.

“Nga 47 në listë kanë mbet vetën 26”, shtoi ai.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk i kanë zëvendësuar ende kandidatët të cilët kanë probleme me ligjin.

Kryetarja e KQZ-së ka hedhur në votim që secila parti të votohet veç e veç dhe me shumicë votash është aprovuar kjo kërkesë.

Më këtë nuk u dakorduan Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtarët e KQZ-së nuk po mund të vendosin për votimin e certifikimin e kandidatëve të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lexoni edhe:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme