Partive u kërkohet të ndalin pazaret për postin e Presidentit

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka zhvilluar aksionin rreth zhvillimeve të fundit për postin e Presidentit.

Kjo organizatë ka kërkuar që ndalen me postin e Presidentit.

Që prej shpalljes të pavarësisë të Kosovës në vitin 2008, Kosova vazhdimisht ka pasur njerëz në pozitën e Presidentit/ës të cilët nuk kanë përfaqësuar unitetin e popullit të Republikës, mirëpo interesat personale, partiake dhe të shteteve të tjera. Këta dhe këto Presidentë/e kanë qenë dhe janë produkt i pazareve politike dhe jo i kërkesës e dëshirës të njerëzve të cilët jetojnë në Kosovë.

1) Fatmir Sejdiu, në atë kohë kryetar i LDK i erdh mundësia për ta ushtruar postin e Presidentit si rezultat i pazareve të koalicionit në pushtet LDK-PDK.

2) Behxhet Pacolli, kryetar i AKR u bë President për shkak të pazareve në mes koalicionit të partisë së tij me PDK-në. Këtu luajti rol edhe pauza antikushtetuese 5 minutëshe në mes të raundeve të votimit.

3) Atifete Jahjaga u bë Presidente për shkak të vullnetit të shteteve të tjera e jo të qytetarëve të Kosovës.

4) Hashim Thacit, kryetarit të PDK i erdh mundësia të jetë President për shkak të pazareve të partive të koalicionit LDK-PDK dhe sigurimit të Kuvendit të Kosovës. Pazari ishte më i fortë se gazi, molotovi dhe kundërshtimi mbarëpopullor.

5) Vonesa prej 5 muajsh për formimin e koalicionit VV-LDK dhe krizat në koalicionin LDK-AAK-NISMA për shkak të pozitës të Presidentit/es dhe pazareve në mes këtyre partive politike.

Këto pazare kanë shkaktuar mungesë të kredibilitetit të kësaj pozite dhe kriza politike në Kosovë gjatë ushtrimit të mandateve, kriza të cilat më së shumti e kanë rënduar qytetarin/en e Republikës së Kosovës.

Presidenti/ja e Kosovës duhet të ndikoj në lehtësimin e krizave politike,e jo të jetë shkaktar/e i krijimit ose zgjatës i këtyre krizave.

Si grup i aktivistëve të pavarur kërkojmë nga partitë politike që të heqin dorë nga këto ide të rrezikshme për demokracinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme