Partnerët e koalicionit PAN takohen edhe larg medieve (Video)

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 20:32 | Nga

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të parakohshme PAN po vazhdon takimet e brendshme për të implementuar programin qeverisës të mandatit 4 vjeçar.

Edhe pse në media këto takime nuk janë bërë publike, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka konfirmuar për Tribuna Channel se ka pasur takime edhe në nivele të ndryshme.

Sipas Krasniqit, pas formimit të qeverisë shumë shpejt do të miratohet edhe programi për mandatin 4 vjeçar.

Krasniqi më tej u shpreh se çështjet si demarkacioni, asociacioni e themelimi i FSK-së do të jenë në vëmendjen e plotë të lidershipit t PAN.

Ndërkaq para disa ditësh nga takimi i Presidentit Hashim Thaçi me homologun serb, Aleksandër Vuçiq u bë e ditur se dialogu do të kalojë në nivel presidentësh.

E megjithatë Krasniqi thotë se edhe qeveria nuk do të përjashtohet nga dialogu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme