Pas aksionit policisë në veri, Bahtiri thirr mbledhje të KKSB-së dhe fton kundërkandidatët për kafe në veri të Mitrovicës

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Agim Bahtiri, pas aksionit të policisë në veri për targat, ka ftuar mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për nesër në ora 9:00

Ai me këtë rast ju ka bërë thirrje kundërkandidatëve të tij, Armend Agolli dhe Bedri Hamza, që nesër në ora 10:00 ta pinë së bashku kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Postimi i Agim Bahtiri:

Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica dhe pas dakordimit me të, i ftoj z.Agolli dhe z.Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00

Me respekt,

Agim Bahtiri

Të ngjashme