Pas bastisjeve, Nisma thërret konferencë për medie

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Pas bastisjeve në shtëpitë e Jakup Krasniqit nga njësitë e EULEX-it, partia Nisma ka deklaruar se do të mbajë konferencë për medie sot në ora 13:30, raporton Ekonomia Online.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se sot prej orës 13:30, NISMA Socialdemokrate mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.


Për më shumë se gjashtë orë forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit në Prishtinë.

Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Të ngjashme