Pas debatit në KTV, Sveçla e Krasniqi përleshen fizikisht

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 23:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe ai nga PSD-ja, Frashër Krasniqi pas emisionit Rubikon në KTV, janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Lajmin për Zëri.info e ka konfirmuar deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e cila tregoi se ky incident ka ndodhur pas emisionit Rubikon.

Gaxherri ka thënë se ka qenë dëshmitare e këtij incidenti dhe se autori i emisionit, Adriatik Kelmendi është marrë me dy deputetët duke tentuar t’i ndajë.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Gaxherri.

Të ngjashme