Pas fitores së Bulliqit, Kurti u drejtohet simpatizantëve të VV-së

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para mediave pas fitores së kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se sot në Podujevë nuk është bërë zgjedhje por referendum. Pasi i uroi qytetarët e Podujevës, Kurti ka kërkuar që të shpërndahen të qetë.

“Ka fituar qytetari i Podujevës që vendosi për VV dhe Shpejtim Bullqinin per kryetar. Kjo nuk është zgjedhje, kjo është referendum. Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmën në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen.

Nuk ka fituar thjeshtë as shpejtimi as levizja por keni fituar ju. Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthjemë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundoj sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, ka thënë Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme