Pas Kurtit edhe Thaçi i pret në takim këshilltarët e Merkelit dhe Macronit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me fillim nga ora 10:15 në Presidencë do të pres në takim me këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, bën të ditur agjenda mediale e presidentit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pret në takim një delegacion franko-gjerman.

Takimi fillon nga ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Delegacioni gjermano-francez përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Vet kryeministri Kurti kërkon që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme