Pas Kurtit, Kosnett i shkon në zyrë edhe Vjosa Osmanit

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Amerikës Philip Kosnett dy ditë mbas zgjedhjeve ka takuar edhe  U.d e Presidentes Vjosa Osmani.

“Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve. Theksova që njerëzit e Flamurit të Kosovës kanë votuar qartë për ndryshim. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani nw Twitter.

Kosnett gjatë së martës  ka takuar edhe kryetarin edhe Albin Kurtin, ku e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dielën, më 14 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të thellë.

Rifillimi i shpejtë i dialogut me Serbinë është një kërkesë e qartë që është bërë nga ShBA-ja, por edhe shtetet kryesore të BE-së.

Të ngjashme