Pas ndalimit të Haradinajt, AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve

Prishtinë | 04 Jan 2017 | 21:14 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, ka konfirmuar zyrtarisht AAK përmes një komunikate për media.

“Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë.

Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme