Pas një orë pritjeje, Kuvendi në pauzë 15 minutëshe në mungesë të kuorumit

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 10:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas një orë pritjeje, kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë 15 minuta pauzë. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit për një deputetë, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se herën tjetër do të presin vetëm 5 minuta, pasi sipas tij, janë disa individë që janë të vetëdijshëm për mungesë kuorumi e nuk po janë prezent në sallë.

“Në rrethanat që jemi aktualisht janë 60 në sallë. Dy ose tre janë jashtë që janë të vetëdijshëm që kuorumi nuk po arrihet. Ka veç individë të caktuar që po tentojnë të na demonstrojnë”.

Veseli, ka pasur një debat të ashpër me deputetin e Nismës Socialdemokrate, Zafir Berishën, gjatë pritjes njëorëshe. Veseli ka thënë se nuk toleron që disa individë të caktuar të përcaktojnë fatin e Kuvendit të Kosovës.

“Shkojmë në zgjedhje burrë”, i tha Zafir Berisha, Veselit.

Ndërsa kreu i Kuvendit i kërkoi atij të votojë për këtë çështje.

”Zafir veç voto ti, katër vota i duhen veç opozitës, po ta them publikisht ti edhe nja dy a tre i keni atje në bife”.

Por Veseli vazhdoi duke thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pasi sipas tij, atyre iu frikohet Nisma dhe opozita.

”Po, por kam frikë se më së shumti ata frikohen me shkuar në zgjedhje bashkë me opozitën. Kjo është ajo e cila nuk ndodhë se me pas burrni po”.

Rendi i ditës:

  1. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
  4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
  7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-059 për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-035 për veprimtaritë hidrometeorologjike,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  12. Votimi i Raportit vjetor i Autoritetit rregullator për ujëra për vitin 2017,
  13. Votimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2017,
  14. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2017,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2017,
  16. Votimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2017,
  17. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2017,
  18. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  19. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2017,
  20. Votimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  21. Votimi i Propozimit të grupeve parlamentare të AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  22. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit te RTK-së,
  23. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
  24. Votimi i Propozimit për zëvendësimin e dy (2) anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  25. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

 

Të ngjashme