Pas PDK-së edhe AAK konfirmon mbledhjen e nënshkrimeve për dërgimin e Osmanit në Kushtetuese

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 17:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka konfirmuar në një prononcim për Ekonomia Online se opozita i ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin e vendimit të presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës, në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne jemi të gatshëm si Grup Parlamentar.  Si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës që t’i bëjmë nënshkrimet për ta dërguar rastin e në Kushtetuese”.

“Nuk mund të flas për subjektet e tjera politike por ne jemi të gatshëm t’i japim nënshkrimet”, është shprehur ai për EO.

Të ngjashme