Pas raportimit të Insadjerit për vaksinat, Zemaj konfirmon se është ftuar nga policia

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se edhe vetë është kontaktuar nga Policia e Kosovës, pasi gazeta Insjderi raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk nënshkroi një marrëveshje që do t’ia siguronte Kosovës 500 mijë vaksina.

Zemaj the se Policia e Kosovës e ka kontaktuar për ndihmë dhe të dëshmojë rreth procesit.

“Po, më kanë kontaktuar, më kanë kërkuar një lloj ndihme apo dëshmie rreth procesit. Për të njohur apo për të treguar se çka përmban një dokument, se si ai mund të klasifikohet si sekret”, është shprehur Zemaj.

Tutje, ai ka thënë se dokumentet nuk kanë qenë të klasifikuara, por ka ekzistuar një lloj dakordimi në mes të Qeerisë së Kosovës dhe kompanisë farmaceutike, kjo për shkak te raportit me shtetet e tjera.

“Ato nuk kanë qenë të klasifikuara por është një dakordim deri në nënshkrimin e marrëveshjes finale. Për shkak të raportit me shtetet tjera”, ka thënë Zemaj në T7.

Ndërsa për zyrtarët policorë që hynë në zyrat e Insajderit dhe më pas intervistuan drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin, Zemaj tha se ka qenë e panevojshme.

“Ajo turrje ndaj mediave ka qenë e panevojshme”, shtoi Zemaj.

Të ngjashme