Pas reagimit të deputetit të AAK-së, jepen falas tri medikamente për Coronavirus

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Para disa dite ka pasur reagime të shumta për çmimin e lartë të barnave për virusin Covid-19.

Një prej deputetëve nga AAK-ja që reagoi për këto çmime ishte edhe Gazmend Syla.

Ai ju bëri thirrje institucioneve përgjegjës që të marrin masa karshi këtij problemi.

E, si duket ky reagim i tij dhe i të tjerëve ka pasur sukses, pasi që dje Ministria e Shëndetësisë, kanë shti në listën e barnave esenciale tri medikamente për trajtimin e Covid-19, ku do të jepen falas.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Syla për këtë rast, ku e ka quajtur këtë hap një vendim në dobi të qytetarve.

‘Të dashur qytetarë pas deklarimit tim të datës 31 gusht, rreth çmimit të lartë që qytetarët paguajnë për shërim nga Covid-19, organet përgjegjëse për shëndetësinë paskan reaguar pozitivisht. Që nga dje, tri medikamentet kryesore do të jepen falas si pjesë e listës esenciale: Remdesivir, Favipiravir dhe Hydroxychloroquine. Secili resor qeveritar, ka këshilltarë të mjaftueshëm, të cilët duhet të këshillojnë për veprime në dobi të qytetarëve, e jo të paguhen kot. Veprimet nuk duhet të merren vetëm pas presionit’, ka shkruar Syla në Facebook.

Të dashur qytetarë pas deklarimit tim të datës 31 gusht, rreth çmimit të lartë që qytetarët paguajnë për shërim nga…

Gepostet von Gazmend Syla am Dienstag, 1. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme