Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, Abdixhiku: Ndryshimi në LDK ka nisur

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka fituar sërish votat për tu bërë deputet.

Abdixhiku ka falënderuar votuesit e tij përmes një postimi në Facebook.

“Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falënderojë sërish, për të tretën herë radhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne. Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku tutje ka shkruar “rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë.

“Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit. Fituesve të zgjedhjeve urime. Kosovës gëzuar ditëlindjen”, thotë mes tjerash ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme