Shkarkimi i bordit të AKP-së, Kurti: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Pas shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kryeministri Albin Kurti, tha se Kuvendi votoi pro ndaljes së zhvatjes të parasë publike.

Postimi i plotë:

Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt.

Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë.

Të ngjashme