Pas shpërndarjes së Kuvendit, Isufi përmend rezultatet e Qeverisë Haradinaj

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 11:24 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka folurpër të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë .

“Për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale ka qenë një veprim i dinjitetshëm i kryeministrit jam i detyruar të tregoj se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka bërë vendime projekte e ligje që qeveritë tjera për 20 vite nuk e kanë bërë”

Isufi ka lexuar sukseset e qeverisë Haradinaj për këto dy vite qeverisje, si ligjin e pagave, ligji për Trepçën, tarifa 100%, etj.

“Motoja jonë është 100% shtet i Kosovës të jete për punëtorin e interesat e qytetareve. Roli ne dialogun E ardhshëm do ketë qeveria që do garantoj popullin se nuk do dërgoj tema të brendshme te Kosovës në Bruksel por ato do i zgjidh brenda Kosovës dhe do kërkohet njohja reciproke që pa njohje reciproke nuk do të ketë dialog”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme