Pas shuarjes së ministrisë, Qeveria Hoti formon Agjencinë për Integrim Evropian

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 12:10 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së radhës ka prezantuar propozim-vendim për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish-ministrisë së Integrimit Evropian në Zyrën e Kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka prezantuar propozimin që strukturat e Ministrisë së Integrimit Evropian të zhvendosen në Zyrën e Kryeministrit dhe të krijohet Agjencia për Integrim Evropian.

“Në mënyrë që të mos mbeten strukturat e ish-ministrisë së Integrimit Evropian të pasistemuara marrë parasysh rëndësinë e integrimit evropian dhe vazhdimit të përmbushjes së obligimeve në kuadër zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim së Asociimit”.

“… është propozuar që të zhvendosen strukturat organizative përkohësisht nga ish-ministria e Integrimit Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”.

Të ngjashme