Pas vizitës që e bëri Gjykatës Speciale, OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin eurodeputetes Viola Von Cramon

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë kundërshtuar vizitën e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konferencë për medie, OVL e UÇK-së, konsideron se kjo vizitë lidhet pikërisht me intervistimin e presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Ne do të bëjmë një reagim për eurodeputeten Cramon sepse jemi të prekur nga sjellja e saj. Kjo ka kohë që ka humbur ekuilibrin politik që do të duhej ta kishte një raportuese për Kosovën. Për derisa e gjithë bota u qua në këmbë për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, ajo një ditë pas intervisitimit të presidentit pa fije turpi ka vizituar Gjykatën Speciale dhe vizita e saj ka për qëllime specifike për këtë rast”, ka thënë Gucati.

Gucati ka kërkuar nga Parlamenti Evropian shkarkimin e Von Cramon, dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovën.

“Ne kërkojmë nga parlamenti Evropës shkarkimin e Von Cramon dhe t’i hiqet misioni si raportuese për Kosovë”, ka thënë Gucati.

Të ngjashme