Pas vrasjes së Ivanoviqit, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 18:06 | Nga Donika Osmani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për sot në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.

Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.

Mbledhja tashmë ka filluar, por mediet nuk janë lejuar as të marrin pamje nga fillimi i takimit.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj do të mbajë një konferencë me gazetarë, pas përfundimit të mbledhjes.

Ekonomia Online do ta transmetojë drejtpërdrejt këtë konferencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme