Pas zgjedhjes së Kurtit kryeministër, Policia patrullon zonën rreth banesës së tij

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 22:03 | Nga Ekonomia Online

Menjëherë pas zgjedhjes së Albin Kurtit si kryeminisër, Policia e Kosovës është vendosur në shërbim të tij

Për përkujdesjen e kryeministrit të ri, njësitë e Policisë janë parë duke patrulluar sot rreth kompleksit banesor në të cilin banon ai.

Organet e rendit do të vendosin masa sigurie në banesën e Kurtit për të kontrolluar hyrje-daljet aty.

Kjo është një praktikë e zakonshme e organeve të rendit në raport me liderët e lartë shtetërorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme