Pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryeministër, Hoti: Kemi bërë punë të mëdha

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 15:45 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti tha se është falënderues për besimin e dhënë nga Kryesia e LDK-së për rikandidim, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Hoti tha se gjatë këtyre shtatë muajve kanë dhënë evidencë se mund të bëjnë gjëra të mëdha.

“Ju e keni parë. Ditëve të fundit kemi pasur diskutime intensive, kemi pasur diskutime me degë dhe strukture të tjera…. Unë jam tepër i kënaqur për vlerësimin që LDK-ja e ka bërë për Qeverinë.. Është arrit të bëhet një punë e jashtëzakonshme që në suaza normale duhet një mandat i tërë për të pasur kohë për këtë. Jam mirënjohës për besimin që e kam marrë që të jem kandidat”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme