Pasi dështoi të bëhet deputete dhe anëtare e Kryesisë, Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga PDK-ja

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëdhënësja e Komunës së Vushtrrisë që më vonë u bë asambliste e deputete nga dega e PDK-së në Vushtrri, Xhevahire Izmaku pas dështimit në dy palë zgjedhjet e fundit për tu bërë deputete dhe pasi nuk arriti të bëhet anëtare e Kryesisë, sot ka dhënë dorëheqje nga PDK.

Ajo ka shkruar në statusin e dorëheqjes që e ka publikuar në Facebookun e saj se po largohet pasi iu ngushtua hapësira e veprimit.

Por edhe pse nuk ka reagim zyrtar nga PDK, burime brenda degës së PDK-së në Vushtrri, bëjnë të ditur se arsyeja reale e dorëheqjes së Izmakut lidhet me dështimet perosnale të saj për të arritur synimet personale politike, pasi ajo dështoi të fitoj besimin e qytetarëve të Vushtrrisë në dy palë zgjedhjet e fundit si dhe dështoi të bëhet anëtare e kryesisë qendrore.

I njëjti burim ka treguar se ish-deputetja Izmaku që prej 2017 ka bërë përpjekje për të lëvizur në subjekte tjera ku kishte negociuar me AKR dhe me VV.

“Kulmi i zhgënjimit të saj ka ndodhur në këto zgjedhje lokale e partiake ku ajo dështoi në përpjekjet e saj për të mbështetur disa njerëz që nuk kishin asnjë mbështetje të strukturave të degës së PDK në Vushtrri. Pas dështimit në Vushtrri ajo nuk arriti të bëhet as anëtare e kryesisë qendrore dhe tani po e sheh që i ka humbur gjithë ndikimi e këto dështime po i paraqet si mungesë hapësire. Po e njëjta parti qe 20 vjet i ka dhënë hapësirë e pushtet por tani nuk ka mbështetje qytetare”, tha ai.

Mësohet se Xhevahire Izmaku pas negociatave për kalim në AKR e VV e kishte humbur edhe mbështetjen e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Të ngjashme