Pasi kundërshtuan rezolutën për referendumin serb, vjen thirrja që këta persona të largohen nga skena politike

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Profesori Enver Bytyçi kërkoi që personat të cilët kundërshtuan rezolutën e referendumit serb, përfshirë deputetin Driton Selmanajt, disa analistë që të eliminohet nga prania politike dhe opinion publik.

Ai u shpreh se shihej se Selmanaj e kishe një ‘hall’, mirëpo Bytyçi tha se me këtë veprim ai është një qyqar.

“Edhe ju analistë “famëmëdhenj” e kishit një “hall”, kur i kërkonit Albin Kurtit t’i lejojë serbët të votojnë sovranitetin e Serbisë në Kosovë! Halli juaj është xhepi, paraja, lluksi, qejfi, udhëtimet e suitat që provoni në hotelet e Serbisë. Por nuk është halli juaj Kosova, as interesat e saj, as shtetësia e sovraniteti i vendit! E provuat veten si “servilë” të atyre shqiptaro-serbëve që donin ta ricopëtonin territorin e Kosovës! Turp për ju!”, deklaroi profesor Bytyçi

Postimi i plotë:

Ti që nuk shkove në parlament dhe nuk votove rezolutën për ta ndaluar prezencën e Serbisë në Kosovë, ti e kishe një “hall”! Por halli yt nuk është dhe halli i Kosovës! Qytetarët ta kanë dhënë votën që ta mbrosh Kosovën, por ti nuk e di çfarë do të thotë besim i qytetarit! Ti vlerëson vetëm besimin që i jep etë jep padroni yt, kushdo qoftë ai, shqiptar apo serb!

Edhe ti Driton Selmanaj që abstenove e kishe një “hall”. Ndoshta je marrë peng. Ndoshta urren dhe nga urrejtja që mbart nuk e sheh se kujt ia bën shërbimin e radhës! Cilido të jetë halli yt, ai hall nuk është as i Kosovës, as i Lidhjes demokratike të Kosovës! Qyqar ishe dhe qyqar ngele!

Edhe ju analistë “famëmëdhenj” e kishit një “hall”, kur i kërkonit Albin Kurtit t’i lejojë serbët të votojnë sovranitetin e Serbisë në Kosovë! Halli juaj është xhepi, paraja, lluksi, qejfi, udhëtimet e suitat që provoni në hotelet e Serbisë. Por nuk është halli juaj Kosova, as interesat e saj, as shtetësia e sovraniteti i vendit! E provuat veten si “servilë” të atyre shqiptaro-serbëve që donin ta ricopëtonin territorin e Kosovës! Turp për ju!

Të tri palët në këto kategori bashibozukësh duhet të izolohen, të injorohen, të mos lexohen e të mos dëgjohen dhe gradualisht të eleminohen nga prania në politikë e në opinioin publik! Kjo është zgjidhja, nëse këta njerëz të ligj, intrigantë dhe pa asnjë sentiment për atdheun e për kombin, nuk kërkojnë ndjesë dhe nuk fillojnë të punojnë për Kosovën!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme