Pasi Vuçiqi zotohet se do ta vizitojë Gazivodën, MPJ ia jep lejen formale

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 22:14 | Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të qëndrojë nesër për vizitë në veri të Kosovës.

Përderisa më herët u tha se Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar liqenin e Ujmanit, kjo vizitë do të ndodhë.

Mnistri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendimi është marrë pas presionit nga Bashkimi Evropian.

“Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët. Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha Pacolli.

“Pas rishqyrtimit të rrethanave të lindura gjatë ditës së sotme në Bruksel si dhe me sugjerimin e ndërmjetësueses të BE-së dhe aleatëve të Kosovës, të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa e presidentit të Serbisë për të vizituar edhe digën e Ujmanit është miratuar në përputhje me kërkesën zyrtare dhe me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit.

“Pritet qe kjo vizitë t’i kontribuoje dialogut për paqes të kësaj popullate”, ka thënë Pacolli.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/fatmir-limaj-i-papranueshem-per-serbine-si-kryenegociator/

Të ngjashme