Pasojat e para të mospezullimit të taksës

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Refuzimi i vizës amerikane për kryeministrin Haradinaj dhe anulimi i vizitës në Kosovë nga komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Timothy Orr, vlerësohen si pasojat e para për vendin nga mospezullimi i taksës 100 për qind. Analistët politikë thonë se duhet të shqyrtohet mundësia që kur të dërgohet platforma për dialog në Kuvend aty të futet edhe pezullimi i përkohshëm i taksës për t’i hapur rrugë dialogut, shkruan Gazeta Zëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vazhdojnë të kërkojnë pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe, ndonëse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk po heq dorë nga vendimi i marrë para gati tre muajsh.

Në vargun e kërkesave për ta pezulluar tarifën prej 100 për qind krerët institucionalë të Kosovës para dy ditësh kanë pranuar edhe një letër nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, nëpërmjet së cilës shprehet zhgënjimi i tyre lidhur me çështjen e taksës doganore të vendosur ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme