“Pastrimi i listave zgjedhore, proces kompleks”

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 08:49 | Nga

Në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, Betim Gjoshi, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë se reforma zgjedhore duhet të ndodhë dhe kjo çështje duhet adresuar me seriozitet nga subjektet politike.

Sipas tij, periudhën e fundit, sidomos zgjedhjet e fundit nacionale dhe ato lokale, ishin shembulli më i mirë se si Kosova organizoi zgjedhje të lira dhe demokratike.

Gjoshi për RTK-në tha se pastrimi i listave është një proces kompleks. Sipas tij, ky vit është prioritet për pastrimin e listave, por se tha kjo mund të bëhet me një vendim nga Kuvendi i Kosovës.

Duke folur për Ditën Botërore të Zgjedhjeve , tha se kjo ditë festohet  në të gjitha ato vende që kanë demokraci të zhvilluar. Si rezultat i kësaj tha ai,  KQZ ka marrë praktika nga vendet e zhvilluara dhe është hera e gjashtë që Kosova e shënon këtë ditë.

Gjoshi tha se ka shumë aktivitete që zhvillon KQZ, duke përmendur këtu  organizimin e trajtimeve se si zhvillohet procesi i zgjedhjeve në Kosovë.

“Mbahen ligjërata me gjeneratat e reja, kryesisht të maturant që janë votues të rinj… Në të gjitha komunat e Kosovës mbahen ligjërata të tilla dhe për këtë është miratuar një projekt”, tha ai, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që të informohen gjeneratat e reja se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje është e rëndësishme .

Statistikat tha ai, flasin se ata që mbushin 18 vjet marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje, por  ata që kalojnë të 20-tat pjesëmarrja e tyre është më e vogël.

Për nder të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, KQZ  tha ai, do të bëj lansimin e faqes që është më lehtë e qasshme.

Ndryshe, “Dita Botërore e Zgjedhjeve” shënohet në mbarë botën çdo të enjten e parë të muajit shkurt.

Dita e zgjedhjeve i referohet ditës kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Në shumë vende, zgjedhjet e përgjithshme mbahen gjithmonë të dielën, për të mundësuar pjesëmarrjen sa më shumë votues, ndërsa në vende të tjera zgjedhjet mbahen gjithmonë në një ditë javore.

Megjithatë, disa vende ose rajone brenda një vendi gjithmonë bëjnë një ditë të ditës së zgjedhjeve një ditë pushimi, duke përmbushur kështu të dy kërkesat.

Shumë vende lejojnë votimet në mungesë ose votimet e hershme për t’u hedhur me postë përpara zgjedhjeve, duke shmangur kështu problemin krejtësisht.

Një ditë zgjedhore zakonisht arrin kulmin në një natë zgjedhore kur rezultatet e zgjedhjeve janë radhitur dhe shpallen fituesit.

Përndryshe, Kosova ka shënuar disa herë këtë ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme