Pavarësisht urdhrit të Veselit, deputetët udhëtojnë jashtë vendit

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 12:20 | Nga

Në seancën e së premtes kur u tentua të kalohej demarkacioni, në fund të saj, kryekuvendari Kadri Veseli, tha se asnjë deputetë nuk duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Por duket se disa nga ta nuk e kanë dëgjuar urdhrin e kryetarit Veseli.

Deputetët e Komisionit për Administratë Lokale dhe Media kanë udhëtuar për në Mal të Zi.

“Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çështjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni”, ka shkruar dje deputeti Fisnik Ismaili në profilin e tij në Facebook.

Sot kur deputetët do të duhej të ishin në sallën e Kuvendit për ta votuar demarkacionin, ata janë rrugës duke u kthyer në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se akoma nuk e di se a i kanë të gjitha votat për demarkacionin, por tregon se janë duke i pritur deputetët që janë në Podgoricë që të kthehen prej atje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme