Pazaret VV-LDK: Kurti pajtohet që presidenti t’i takojë Mustafës, plus dhe një ministri

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Pazaret politike për ndarjen e hises së pushtetit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të përfundohen, një marrëveshje e koalicionit mes dy partive tani është larg pasi nuk po mund të arrihet vetëm për shkak të problemeve për ndarjen pozitat e larta shtetërore, shkruan Gazeta Metro.

Albin Kurti është pajtuar që pozita e Presidentit të shtetit në vitin 2021 t’i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe plus një ministri të cilën do ta përzgjidhte Isa Mustafa.

Por, krejt kjo ofertë nga Kurti po bëhet pasi nuk dëshiron që pozita e Kryetarit të Kuvendit t’i merret nga LDK’ja, ai i ka thënë Isa Mustafës se Glauk Konjufca nuk do të shkarkohet nga kjo pozitë dhe Vetëvendosje nuk do të ketë kthim mbrapa nga ky vendim.

Mirëpo, kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka kërkuar nga Albin Kurti që t’i përmbahet marrëveshjes paraprake dhe pozita e Kryetarit të Kuvendit t’i takon LDK’së siç kishin thënë edhe vet ata në fillim.

Propozimi i ri që ka lindur nga Mustafa është se LDK’ja ta marrë kryeparlamentarin për vitin e parë dhe pastaj t’ia kthejë Vetëvendosjes më 2021, pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Por, kjo është refuzuar menjëherë nga Kurti i cili nuk dëshiron që Konjufca të jep dorëheqje nga kjo pozitë dhe oferta e tij duhet të pranohet nga Mustafa, pasi parasheh që Presidenti dhe plus një ministri që dëshiron LDK.

Po ashtu brenda takimi mes dy liderëve të partive, varianti për shtimin e ministrive tanimë veç është diskutuar dhe kjo mundësi është kthyer në tavolinën e bisedimeve.

Shtimi i ministrive në 14 apo 16 mund të jetë një nga variantet për zhbllokimin e situatës dhe zgjidhja ideale për tejkaluar këtë krizë dhe marrëveshja e koalicionit mes dy partive të arrihet për formimin e qeverisë së re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme