PD-ja mbush 20 vjet, Agani thotë se kontribuuan në çdo etapë të shtetësisë së Kosovës

Prishtinë | 22 Sht 2019 | 15:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia e Drejtësisë, ka shënuar 20-vjetorin e themelimit.  Me këtë rast u tha se përgjatë këtyre dy dekadave kjo parti u përpoq të trasojë rrugën e qeverisjes së drejtë të mbështetur në standardet më të larta etike dhe morale në politikë, si parakusht themelor për mirëqenien e shtetit dhe qytetarëve, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani tha se subjekti që ai drejton i ofroi skenës politike kosovare në koncept të mirëfilltë qeverisës, si alternativë me vlerë në të gjitha proceset me rëndësi për shtet ndërtimin e vendit.

“Jemi mbledhur sot që të shënojmë 20-vjetorin e themelimit të Partisë së Drejtësisë, subjektit politik që skenës politike kosovare ua ofroi konceptin qeverisës të qendrës, si alternativë me vlerë në të gjitha proceset me rëndësi për shtet ndërtimin e vendit. Me programin e saj që në vete integron parimet e demokracisë progresive, konservatore, social liberalizmit dhe social demokracisë, PD-ja u ofroi qytetarëve të Republikës së Kosovës mundësinë e përcaktimit për alternativën integruese politike”, tha ai.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate dhe të Aleancës Kosova e re, të cilët i uruan kësaj partitë 20 – vjetorin e themelimit.

Ndërsa thanë se koalicioni parazgjedhor, Nisma-AKR-PD do të jetë boshti kryesori i politikbërjes në mandatin e ardhshëm qeveritar.

Të ngjashme