PD-ja: Stabiliteti institucional parakusht për përparim

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Partia e Drejtësisë përshëndet përfundimin e suksesshëm të ndërtimit të institucioneve të vendit pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit, si parakusht esencial për tejkalimin e vështirësive aktuale dhe përparimin e vendit në të gjitha aspektet.

Kjo parti përmes një komunikate për medie ka uruar krerët institucional.

Me këtë rast dërgojmë urimet më të përzemërta për krerët institucional të vendit, Presidenten Osmani, Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Konjufca, me rastin e zgjedhjes në postet më të rëndësishme shtetërore, me dëshirat për sukses të plotë në realizimin e misioneve të tyre për mirëqenien e qytetarëve dhe përparimin e shtetit.

“PD pret nga krerët institucional të vendit që të promovojnë frymën e tolerancës, gjithëpërfshierjes dhe bashkëpunimit ndërpartiak e ndërinstitucional në ballafaqimin me sfidat serioze që na presin, si në kontekstin e brendshëm ashtu edhe në atë rajonal e më të gjerë ndërkombëtar”.

“Partia e Drejtësisë e cila qe njëzetë vite paraqet subjektivizmin më autokton politik në përpjekjet për të realizuar synimin kryesor të proklamuar programor të institucioneve aktuale shtetërore, drejtësisë individuale njerëzore dhe kolektive sociale, qëndron e gatshme dhe e mobilizuar për të mbështetë të gjitha veprimet politike dhe institucionale në këtë drejtim, si dhe për të parashtruar kërkesa dhe alternativa konstruktive në rastet kur kjo nuk do të ndodhë”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme