PD: Pas rinumërimit presim të përfaqësohemi me një deputet

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Partia e Drejtësisë konsideron që pas rinumërimit të votave, njëri kandidat i saj të fitojë votat e mjaftueshme për deputet. Sipas këtij subjekti janë bërë manipulime të votave nga ana e komisionerëve dhe se do të bëjnë ankesë .

“Ne i kemi mbledh të gjitha deklaratat e atyre të cilët na kanë votuar dhe që votat e tyre nuk kanë dalë. Ne po e presim të përfundon procesi i rinumërimit dhe t’i deponojmë ankesat tona në PZAP brenda afateve ligjore”, ka deklaruar Eroll Venhari, sekretar i përgjithshëm i PD-së.

Komunikata e plotë:

Partia e Drejtësisë (PD) me vëmendje po e përcjell gjithë procesin e rinumërimit të votave. Dhe ndjehet mjaftë e shqetësuar me manipulimin e votave nga ana e komisionarëve.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së njëherit shef i shtabit Eroll Venhari, ka deklaruar se PD është e shqetësuar me manipulimin e votave dhe se pret që pas rinumërimit të jetë e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet. Sipas informatave që i kemi nga tereni ne kemi diku afër 5000 vota të kandidatit ton për deputet.

“Ne i kemi mbledh të gjitha deklaratat e atyre të cilët na kanë votuar dhe që votat e tyre nuk kanë dalë. Ne po e presim të përfundon procesi i rinumërimit dhe t’i deponojmë ankesat tona në PZAP brenda afateve ligjore”, deklaroi Venhari.

Të ngjashme