PDK: 112, numri i mbështetjes për çdo qytetar

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka lëshuar një deklaratë me rastin e tërheqjes së shortit të KQZ-së për rënditjen e subjekteve në garën e 6 tetorit.

Ky subjekt në këtë garë zgjedhore mban numrin 112, ndërsa PDK thotë se ky është numri i mbështetjes për çdo qytetar.

”Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së,

Numri 112 është numri i Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje.

Ky është numri i mbështetjes për çdo qytetar. Është numri i shpresës sa herë që ata kanë nevojë për ndihmë.

Në këto zgjedhje, ky është numri i një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe të rinjtë tanë.

Këtë numër të fitores sot e ka tërhequr aktivisti i zellshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Çlirim Haziri, i cili është djali i Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri, që sot e ka pasur përvjetorin e 21-të të zhdukjes së tij.

Xhavit Haziri ishte njëri prej veprimtarëve më të hershëm të Lëvizjes Kombëtare, aty ku i ka rrënjët edhe Partia Demokratike e Kosovës, si parti e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK
Fotografia e Partia Demokratike e Kosovës - PDK
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme