PDK 21 deputetë, AAK 10 e NISMA 8 (Dokument)

Prishtinë | 17 Qer 2017 | 18:09 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës. 16 më pak se në zgjedhjet e kaluara. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka arritur t’i bëjë 10 deputetë. Ndërkohë, Nisma ka arritur t’i marrë tetë deputetë, në mesin e të cilëve edhe Milaim Zeka.

Tashmë është e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fituar 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Më së shumti të zgjedhur të popullit ka fituar PDK. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet e pesta, partia e Veselit ka 16 deputetë më pak.

Partia e Ramush Haradinajt ka marrë dhjetë deputetë në mesin e të cilëve është edhe nënkryetari Ahmeti Isufi, i cili nuk pat fituar në zgjedhjet e parafundit.

Ndërkohë, Nisma për Kosovën, është rritur për 40 për qind dhe ka fituar 8 deputetë.

Indeksonline ka publikuar listën e cila mund të ndryshojë pasi të numërohen votat me kusht dhe votat nga diaspora.

Çka shihet në listë është se aty nuk ndodhen dy nënkryetarët e PDK-së: Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami, si dhe Shaip Muja.

 

Të ngjashme